Policia e Kosovës ka zhvilluar sot bastisje në një objekt të Bankës Popullore të Serbisë dhe në një objekt të Drejtorisë së Thesarit të Ministrisë së Financave të Serbisë në Leposaviq.
Këtë e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.
“Me urdhër të Gjykatës në Mitrovicë të Veriut po kryhet bastisje në lokalet e Bankës Popullore të Serbisë dhe Drejtoria e Thesarit të Ministrisë së Financave të Serbisë në Leposaviq. Po ndërmerren veprime të lidhura me dyshimet për pastrim të parave, vazhdimësi e rastit të shpëlarjes së parave që ka pasur të bëjë me bankat më herët. Rasti po hetohet dhe po mbledhim dëshmitë që janë aty”, tha Elshani.
Ai tha se janë larguar nga aty.