Ambasadori serb në Mal të Zi shpalon masat të cilat Vuçiqi do të kërkojë të ndërmerren

by Nexhat

“Zgjedhjet urgjente, kthimi i policëve serbë, gjyqtarëve, Asociacioni, lirimi i të burgosurve politikë, zhbllokimi i importit të mallrave serbe – ky është qëndrimi zyrtar i Serbisë për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës!, të cilin e ka prezantuar ambasadori serb në Mal të Zi, Nebojsha Rodiq.

“Kriza në veri të Kosovës u intensifikua edhe më shumë në fillim të kësaj vere. Po mbyllen institucionet kryesore administrative të Republikës së Serbisë në Kosovë”, ka vazhduar ky diplomat serb.

banner

“Pas tensioneve të fundit të kësaj javë, dhe në pritje të fjalimit të presidentit serb sot në orën 18:00, ku, siç ka paralajmëruar në fillim të kësaj jave, do të paraqesë një sërë kërkesash dhe masash që Serbia do të ndërmarrë në mes të krizës në veri të Kosovës dhe pozitës gjithnjë e më të vështirë të serbëve atje”, çfarë mund të pritet, prezanton ambasadori serb në Mal të Zi.

Me këtë rast, Rodiqi ka dashur të njoftojë kryetarin e Kuvendit, si person i parë i institucionit më të rëndësishëm në Mal të Zi, me qëndrimin zyrtar të Republikës së Serbisë, i cili pasqyrohet në disa pika për “zgjidhjen e problemit ekzistues jashtëzakonisht të vështirë, krizës në Kosovë”, raportojnë mediat serbe.

Dhe pikat janë:

“- Që sa më shpejt të organizohen zgjedhjet e lira në komunat në veri të Kosovës, ku pushtetin tash e ushtrojnë individë që nuk kanë bazë në vullnetin e qytetarëve të këtyre komunave.

– Kthimi urgjent i 700 policëve të nacionalitetit serb në shërbim të “institucioneve të përkohshme” që duhet të rikthejnë sigurinë dhe qetësinë në komunat në veri, sepse atje “këto ditë po kërcënohen të drejtat elementare të njeriut”.

– Zgjidhja e problemit që u ngrit në fushën e drejtësisë sepse që nga ardhja e kreut të “institucioneve të përkohshme” në Kosovë, z. Albin Kurti në pushtet, nuk flet më për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin gjyqësor, i cili u nënshkrua me Marrëveshjen e Brukselit.

– Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

– Lirimi i të gjithë personave të burgosur për arsye politike, duke vënë në dukje se këta persona fillimisht ndalohen dhe vetëm më pas akuzohen për krimin që dyshohet se kanë kryer

– Kërkimi i zgjidhjes së bllokadës së importit të produkteve nga Serbia në Kosovës, sepse tashmë kanë kaluar 14 muaj nga fillimi i kësaj ndalese, ndërsa BE, i cili angazhohet për qarkullim të lirë të njerëzve, informacioneve dhe mallrave, nuk ka bërë asgjë për të zgjidhur këtë problem”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy