Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi mediat në Serbi raportuan sot se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd.
Bislimi në reagimin e bërë në “X”, ka ftuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, të mohon dezinformatat që po bëhen qëllimshëm nga mediat serbe
“Ftoj Lajçakun të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe, ku thuhet në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve”, shkruan ai në “X”.
Tutje, Bislimi ka thënë se Serbia u mundua të imponojë pika të rendit të ditës “të destinuara për konsum të brendshëm politik”.
“Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të vendosura për 17 shtator, Kosova ka pranuar një takim trepalësh sipas agjendës së caktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e refuzoi një takim të tillë duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës kryesisht për konsum politik të brendshëm”, ka thënë Bislimi në X
Ndryshe, Lajçak para pak ditësh vizitoi Kosovën nga ku u shpreh pas takimit me Bislimin se është arritur “pajtimi për takimin e radhës”, duke mos dhënë detaje të tjera. Ndërsa, më 10 shtator, emisari sllovak vizitoi edhe Serbinë “për përgatitjen për takimin e ardhshëm në nivel të kryenegociatorëve”.
Besnik Bislimi/1/2 For the upcoming dialogue process talks in Brussels set for Sept. 17th, 🇽🇰 has accepted a trilateral mtg. according to the agenda set by the mediator. Unfortunately, Serbia rejected such mtg. by trying to impose agenda items mainly intended for domestic political consumption.