I mori para një  gruaje në Saudi dhe u “zhduk”, dosja e arabit të arrestuar në Kosovë

by Nexhat

Arabi, Mohammad Thawab Khalifah i moshës 52 vjeçare me 10 shtator u arrestua nga njësia e Fast e Policisë së Kosovës. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirjen në mashtrime financiare. Për një mashtrim të tij në Arabinë Sauditi, Insajderi do t’ju sjell detaje esklzuive.

Cak i mashtrimit të arabit ishte një grua, rasti kishte ndodhur në muajin prill të 2023-ës, ai ishte shtirur si u sëmur dhe i kishte premtuar martesë, në këmbim ajo do t’i jepte para kinse për shërim.

Në dosjen që e ka siguruar Insajderi, thuhet se më 9 prill 2023 në Arabinë Saudite, një grua paraqiti një ankesë kundër të pandehurit, shtetasit të Arabisë Saudite, Mohammed ALTHAWAB, duke deklaruar se ajo ishte viktimë e një mashtrimi financiar të kryer prej tij.

Ajo e kishte takuar të pandehurin gjatë punës së saj. Më pas ai pretendoi se donte të martohej me të, por se ishte i sëmurë dhe kishte nevojë për para për trajtim

 Si rezultat, ajo i transferoi atij 700,000 SAR (shtatëqind mijë rijalë). Megjithatë, më vonë doli se ky ishte një mashtrim dhe se i pandehuri ishte larguar nga vendi.

“Gjithashtu, i pandehuri nuk ishte i sëmurë dhe ishte martuar me një grua tjetër, megjithëse sipas bisedave që kishin bërë në WhatsApp, që paditësi ka vazhduar t’i premtonte se do të martohej me viktimën dhe do të kthehej në vend sapo të përfundonte mjekimi. dorëzuar tek autoritetet”, thuhet në dosjen e siguruar nga Insajderi.

E sipas autoriteteve atje, për një vepër të tillë penale (për veprën e mashtrimit financiar) parashihet burgim për një periudhë jo më shumë se shtatë vjet dhe një periudhë jo më shumë se tre vjet në bazë të ligjit kundër krimit kibernetik.

Mohammad Thawab Khalifah ishte ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare).

“Ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Insajderi ka arritur të sigurojë pamje se ku ndodhej i dyshuari pak momente para arrestimit. Po ashtu, ka siguruar pamje që dëshmojnë se i dyshuari ka frekuentuar zona të ndryshme të Kosovës.

Një nga to është edhe qendra tregtare “Abi Çarshia” në Prizren.

Pos tjerash, ai në video shihet duke bërë jetë luksoze. Në pamjet e siguruara nga Insajderi, ai dëshmon t’i ketë blerë çantë luksoze një gruaje.

E në një rast tjetër, Insajderi ka arritur të sigurojë pamje ekskluzive të të dyshuarit duke ia dhënë të hollat kesh në dorë një imami

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy