Komuna e Pejës ka filluar punimet për rregullimin e sheshit qendror të Pejës që ndryshe nga Pejanët njihet si Korzo e qytetit. Është fjala për pjesen perendimore të sheshit i cili për shkak të konteksteve të shumta pronësore me bizneset private ka mbetur ende i pa rregulluar.
Gjatë një bisede me drejtorin për punë publike z.Agron Nikçi u mësua se ky projekt po zhvillohet në tri lote ku përfshihen punët e ndriçimit publik, punët e gjelbërimit dhe punët e vrazhda që nënkupton shtrimin me kubëza “kalldrëm”
Punët e filluara pritet të përfundojnë në fund të këtij viti apo maksimumi në fillim të vitit 2025. Projekti kap vleren 1.2 milion euro dhe i tëri është i financuar nga buxheti komunal i Pejës.
Kontekstet me bizneset private dhe me Patrikanën e Pejës të cilët kanë poashtu prona në këtë shesh janë zgjidhur në pjesën më të madhe. Janë duke u zhvilluar procedurat edhe me dy-tre pronar ku problematikat janë më specifike, ka thënë drejtori Nikçi.
Projekti do të rezulton me një shesh modern në përputhje me standarde të larta mjedisore dhe me hapjen e bregut të Lumbardhit ku do të ndërtohet shetitorja për qytetarët.