Lëvizja e re politike brenda opozitës në Shqipëri, Alibeaj: Duam të ndryshojmë sistemin

by Nexhat

Deputet e opozitës Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi bashkë me tre deputetët e opozitës Flutura Açka, Arbi Agalliu dhe Selaudin Jakupllari prezantuan atë që e quajtën grupim të ri në Parlament, që siç thanë mendojnë ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës.

Deputeti Dashamir Shehi sqaroi se nuk bëhet fjalë për një parti politike, as për një grupim politik por një grupim parlamentar që mund të shtohet me deputetë të tjerë

Nga ana e tij Alibeaj tha se qëllimi është ndryshimi i sistemit dhe futja e listave të hapura.

“Ne që jemi këtu na ka bashkuar diçka, një qëndrim i qartë në mbështetje të drejtësisë, së dyti raportet jo thjesht të opozitë por të Shqipërisë me partnerët strategjikë janë të domosdoshme dhe së treti ne mendojmë që sot opozita është distancuar nga nevojat e publikut. Ndaj politika duhet të shkojë në duart e publikut, një nga elementët që e bën konkrete është vota përmes listave të hapura, politika ka dështuar sot, ndaj duhet që sot t’i dorëzohet publikut e drejta për të vendosur, një nga elementët më të rëndësishëm janë listat e hapura”, tha Alibeaj.

“Ne Mund të prezantohemi si bashkim partish. Thirrja jonë nuk është vetëm për kolegët deputetët, por i thërrasim dhe partive të tjera jo parlamentare, edhe flukseve të tjera jo të formalizuara dhe elitës shqiptare. është një moment i rëndësishëm ku ndodhet sot Shqipëria. për këdo që do të prezantohet në formën e një bashkësie partish që mendojmë ndryshe, do të aplikojmë në zgjedhjet e ardhshme sistemin me lista të hapura”, shtoi Alibeaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy