“Nëse ka probleme me xhelozinë, do ta vërej”, Ancelotti mohon përçarjen e yjeve tek Real Madridi

by Nexhat

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka përgënjeshtruar edhe një herë tjetër raportimet se Rodrygo Goes nuk është i lumtur me mungesën e njohjes, me Vinicius dhe Mbappe që po operojnë në një nivel tjetër në aspektin e vëmendjes.

Gjatë pauzës me kombëtare, Rodrygo dha një intervistë ku deklaroi se ishte i zemëruar për faktin se nuk ishte përzgjedhur në listën e kandidatëve për Topin e Artë nga France Football.

banner

Ancelotti ishte dashamirës ndaj kauzës së tij, duke menduar se lënia jashtë e tij nga kjo listë ishte një gabim.

“Ai nuk u vlerësua sa duhet në përzgjedhjen e listës për Topin e Artë. Ai e meritoi të ishte aty dhe e kuptoj se është i zemëruar. Dikush ka harruar se çfarë ka bërë ai në Ligën e Kampionëve, duke shënuar ndaj Cityt dhe duke qenë i rëndësishëm”.

“Është një virtyt që ai është një ‘xhoker’, i cili mund të luajë në shumë pozita dhe të bëjë mirë. Për të, është një motivim që e krahason veten me Vinicius ose Mbappe”.

“Për mua ai është po aq i rëndësishëm sa ata, njësoj si të gjithë lojtarët. Ai më ka thënë mua se nuk ka ndonjë problem”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Tekniku italian më pas u pyet nëse ka ndonjë mundësi që Rodrygo të bëhet paksa xheloz për dy bashkëlojtarët e tij të sulmit.

“Nëse ndodh, do ta vërej. Në dhomën e zhveshjes ka një atmosferë shumë të mirë dhe të shëndetshme. Ka lojtarë të cilët do të kenë më shumë përgjegjësi, si Vinicius, Rodrygo, lojtarët e rinj, të cilët tashmë nuk janë aq të rinj”, përfundoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy