Osmani: Çmimi M100 është për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar të mbrojë lirinë e demokracinë

by Nexhat

Presidentja Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë.

Ajo përmes një videoje nga këto momente të ndarjes së çmimit tha se ky çmim është i popullit të Kosovës

banner

“Një çmim për vetë popullin e Kosovës që ka luftuar e sakrifikuar dhe që vazhdon me vendosmëri të palëkundur të mbrojë lirinë dhe demokracinë.  Faleminderit M100 për këtë nder”, ka shkruar Osmani.

Ajo më herët deklaroi se demokracia, sundimi i ligjit, integrimi i Republikës së Kosovës në strukturat euroatlantike “janë dhe do të jenë gjithnjë udhërrëfyes në rrugën përpara”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy