Pas aktakuzës për rastin e Banjskës, janë vendosur disa pamflete kërcënuese në veri të vendit.
Këtë e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani, i cili tha se me urdhër të Prokurorisë Speciale, rasti është inicuar si “nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”.
Njëherit, Elshani bëri të ditur se deri më tani s’ka të dyshuar e të arrestuar.
“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi hasur në disa pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale, rasti iniciohet si nxitje e urrejtes dhe përcarjes. Nuk kemi të dyshuar e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, thuhet në përgjigjen e Elshanit