Policia ka njoftuar se një zonë të thellë malore në Gjakovë, konkretisht në brezin kufitar me Shqipërinë, ka gjetur 150 bimë të mbjella të dyshuara narkotike (kanabis sativa).
Sipas komunikatë për media, olicia e Kosovës ka komunikuar edhe me atë të Shqipërisë dhe në koordinim me të njëjtit është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka.
“Me datën 13.09.2024 Njësitet e Policisë Kufitare nga DRPK “Perëndimi” në Gjakovë, gjatë implementimit të një plani operativ, pas një pune operative dhe hetimore në një zonë të thellë malore, konkretisht në brezin kufitare me Shqipërinë, ka lokalizuar vendin ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike. Njësitet e Specializuara Kufitare, së bashku edhe njësinë e Antidrogës në Gjakovë, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar dhe në vendin e ngjarjes i kanë gjetur dy parcela, në të cilën kishin qenë të mbjella 150 bimë të dyshuara narkotike (kanabis sativa) me gjatësi 1 deri ne 2 m. Policia e Kosovës po ashtu ka komunikuar edhe me Policinë e Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me të njëjtit është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka”, ka njoftuar policia, raporton Informim.net
Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë kryer në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është iniciuar rasti “Kultivim i bimëve narkotike”, është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes.