Nuk u përshëndet nga Presidentja në Podujevë, Gërvalla: Rreshti ishte i gjatë, mediat gjejnë qime në ve

by engel

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka arsyetuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila nuk ia zgjati dorën ditë më parë në inaugurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim në Podujevë.

Gërvalla është shprehur se presidentja Osmani nuk kishte kurrfarë arsye që të mos ia jepte dorën, por kjo ndodhi pasi rreshti i njerëzve ishte i gjatë.

banner

“Të them të drejtën unë e kuptoj që mediat gjejnë gjithkund qimen në ve, mirëpo rreshti ishte i gjatë dhe aspak nuk besoj që presidentja të ketë as arsyen më të vogël të mos i jap dorën dy prej bashkëpunëtorëve të saj më të afërt”, ka thënë ajo në DPT te Fidani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy