“Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë” – Santiana shpalos detaje nga ndarja

by Nexhat

Santiana Maloku, bukuroshja e njohur nga Big Brother VIP Kosova, ka zbuluar detaje për ndarjen e saj nga i dashuri Lirimi në një intervistë ekskluzive për Prive.

Pas daljes nga spektakli i njohur, lidhja e saj me Lirimin kishte vazhduar deri më sot

banner

Në intervistën e saj, Santiana ka bërë të ditur se ajo ka qenë ajo që ka marrë vendimin për ndarjen.

Foto: Screenshot/YouTube

“Po është e vërtetë, unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë. Hapin e kam marrë unë. Vetëm dua ta cek që nuk ka pasë diçka shumë të madhe që ka arritur deri te ndarja, nuk është që ka qenë një arsye, arsyeja ka qenë që unë nuk jam ndier mirë kur kam dalë nga Bigu, dhe kam vendosur të shkëputem pak, për një kohë të caktuar, ndoshta përgjithmonë, nuk e di”, u shpreh Santiana

Më tutje ajo vazhdoi: “Lirimi është një person shumë i mirë edhe ndoshta e meriton dikë më të mirë se unë, nuk e di. Do t’i uroja shumë fat, edhe është një pjesë shumë e ndjeshme e imja që nuk kisha pasë shumë qejf ta diskutoj shumë se edhe ai nuk ka qejf, edhe pse të gjithë e dinë kush është tashmë.

“Ia kam uruar ditëlindjen, nuk ma ka kthyer mesazhin. Ai e di shumë mirë çfarë personi jam unë, kam qenë një kohë të gjatë me të. E di edhe ai që nuk kam qenë mirë atëherë kur e kam marrë këtë vendim. Veç kisha dashur ai të jetë mirë, sepse e meriton të jetë personi më i lumtur në botë”, përfundoi bukuroshja

Kjo intervistë ka sjellë një pasqyrë të qartë për ndarjen e çiftit, dhe tregon përpjekjet e Santianës për të ruajtur respektin dhe ndjeshmërinë ndaj ish-partnerit të saj.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy