Vllasi thotë se Vuçiq po kërkonte rikthim të diçkaje që vet urdhëroi të hiqet: U tregua qesharak

by Nexhat

Ish-politikani Azem Vllasi, i ka quajtur qesharake kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit karshi Kosovës.

Vllasi u shpreh se Vuçiq ishte qesharak, pasi po kërkonte rikthim të diçkaje që vet urdhëroi të hiqet.

banner

“Unë mendoj se kjo paraqitje kishte për qëllim kryesor që ta ç’vendos vëmendjen nga problemet që i kanë në Serbi, sepse një masë e madhe e popullatës në Serbi është duke reaguar ashpër kundër synimit të pushtetit që të gropojë për litium atje. Ky përqendrohet vetëm në pjesën veriore të Kosovës, dhe kinse në pozitën e vështirë të serbëve, Sa i përket vajtimit të pozitës së serbëve në veriun e Kosovës, kjo absolutisht i përngjan propagandës para 36/7 viteve. Por interesant, nuk e tha asnjë fjalë për serbët në pjesët e tjera të Kosovës, në gjashtë komunat që janë me shumicë serbe”, u shpreh Vllasi në Klan Kosova.

“Dhe çfarë ishte më qesharakja në ato kërkesa të tij, ai në të vërtetë thërret për korrigjimin e gabimeve të tij trashanike që i bëri para një viti. Kërkon që atje të kthehet një kontingjent i serbëve, ai pati kërkuar që serbët në veri të tërhiqen dhe t’i dorëzojnë uniformat”, tha tutje ish-politikani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy