Vuçeviq: Duke mbrojtur serbët në Kosovë mbrojmë Serbinë, masat do të jenë për t’i mbrojtur ata

by engel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e sotëm drejtuar popullit do të shpjegojë se çfarë po ndodh në Kosovë, si dhe çfarë do të bëjë shteti lidhur me këto ngjarje, ka thënë kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, transmeton RTS.

“Në orën 18:00, presidenti do të shpjegojë saktësisht se çfarë po ndodh, shumë më saktë, në detaje, në mënyrë që të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë të kenë një pasqyrë të plotë, për të kuptuar se çfarë po ndodh me ne dhe pse dhe cili është qëllimi i kësaj. Ai sigurisht do të thotë se çfarë do të ndërmarrë vendi ynë në periudhën e ardhshme”, ka thënë Vuçeviq për RTS.

banner

Ai ka shtuar se vendimet për aktivitetet e shtetit të Serbisë, të cilat Vuçiqi do t’i prezantojë sonte, janë qëndrim i përbashkët i presidentit të Serbisë dhe Qeverisë së Serbisë.

“Duke mbrojtur serbët në Kosovë, ne po mbrojmë të gjithë Serbinë në aspektin e paqes dhe stabilitetit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të vendit”, ka thënë kryeministri serb.

Vuçeviq ka thënë se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti vazhdimisht po bën diçka të re për të provokuar serbët dhe për t’u treguar atyre se nuk mund të qëndrojnë dhe të mbijetojnë në Kosovë”.

“Jam pothuajse i sigurt se ai nuk do të ndalet me agjendën, planin dhe synimin e tij politik, veçanërisht duke pasur parasysh që “krahina” do të ketë zgjedhje në shkurt, kështu që ai nuk duhet të flasë për ekonominë, as për rritjen e pagave, as për pensionet, as GDP-në, as për autostrada, as për kampe shkencore-teknologjike, e as për Expo. Ai mund të flasë vetëm se si do të sillet me serbët, të cilët janë përcaktuar gjithmonë si epiqendra të grupeve të organizuara kriminale”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy