Vuçiq tallet me serbët: Po ta shpallnim Kosovën territor të okupuar – do t’i legalizonim forcat e tyre të armatosura

by Nexhat

Ndonëse tabloidet që kontrollon kishin paralajmëruar edhe shpalljen e Kosovës si “territor të okupuar”, Vuçiq në konferencën e tij për media është tallur me serbët duke treguar pse s’do ta bëjë një gjë të tillë,

Vuçiq ka thënë se ekspertët ligjor e kanë këshilluar që të mos bëhej një gjë e tillë, meqë kjo do të çonte në “dhënien e legalitetit” të Forcës së Armatosur të Republikës së Kosovës.

banner

“Ne nuk morëm një vendim për okupimin dhe do të shpjegoj pse. Ekspertët tanë ligjorë ishin kundër tij. Ata nuk e kanë statusin e një force të armatosur ligjore. Kështu që ne nuk duhet t’u japim atyre statusin e një force të armatosur ligjore. Kjo është arsyeja e parë dhe kryesore pse nuk do t’u japim ligjshmëri, sepse nuk e kanë. Nuk ka legalizim apo legjitimim, prandaj nuk ka vendim për okupim. Kjo është arsyeja kryesore!”, ka thënë Vuçiq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy