Chelsea ka njoftuar se Nicolas Jackson ka nënshkruar një kontratë të re dy vjeçare me klubin.
The Athletic kishte raportuar më herët gjatë këtij muaji se reprezentuesi senegalez është pajtuar që ta rinovojë kontratën e tij në ‘Stamford Bridge’ deri në vitin 2033
Së fundmi tek Chelsea edhe Cole Palmer ka rinovuar gjithashtu kontratën deri në qershor të vitit 2033.
“Po ndihem shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që kam nënshkruar një kontratë të re dhe do të qëndrojë në klub”.
“Ndihem mirë që klubi ka besim tek unë. Po punoj shumë fortë. Jam shumë i lumtur që kam rinovuar kontratën dhe se do të qëndrojë këtu për shumë vite”, ka thënë Jackson.
Jackson iu bashkua klubit londinez nga Villarreali sezonin e kaluar dhe shënoi 17 gola në sezonin e tij debutues në futbollin anglez.
23-vjeçari deri më tani këtë sezon numëron katër paraqitje ku ka arritur të shënojë dy gola.
Chelsea e sheh Jackson si një pjesë të rëndësishme të fazës së sulmit e cila përfshin Christopher Nkunkun dhe Joao Felix, së bashku me Marc Guiun dhe Deivid Washington si pjesëtarë të rëndësishëm për të ardhmen.
Ata do të rikthehen në aksion nesër (e shtunë) ku për kundërshtar do ta kenë Bournemouthin.
This is just the start. 💙
Chelsea is delighted to announce Nicolas Jackson has signed a two-year contract extension until 2033. ✍️