Biden dhe Starmer përsërisin mbështetjen për Ukrainën

by engel

Gjatë takimit të së premtes, të dy udhëheqësit shprehën “shqetësim të thellë” për furnizimin e Rusisë me armë vdekjeprurëse nga Irani dhe Koreja e Veriut – Për luftën në Lindjen e Mesme: “Nevojitet urgjentisht një armëpushim”.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri britanik Keir Starmer përsëritën edhe një herë mbështetjen e tyre për Ukrainën.

banner

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë, duke iu referuar takimit të mbajtur dje, e premte.

Të dy udhëheqësit shprehën “shqetësim të thellë” për furnizimin qe Irani dhe Korea e Veriut i bënë Rusisë me armë vdekjeprurëse, si dhe për mbështetjen e Kinës për bazën industriale të Rusisë.

Lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme, Biden dhe Starmer kujtuan “angazhimin e tyre të palëkundur ndaj sigurisë së Izraelit, nevojën urgjente për një marrëveshje armëpushimi, e cila liron pengjet dhe lejon ndihmë më të madhe për Gazën”. Si dhe “nevojën që Izraeli të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët dhe për të adresuar situatën humanitare në Gaza”./Informim.net/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy