Blerim Latifi e lidh me UDB-në dhe shtetin serb imamin boshnjak që iu mohoi kombin shqiptarëve në Preshevë

by Merita

Një hoxhë nga Sanxhaku ka mbajtur një fjalim gjatë një tubimi Preshevë.

Ai aty bëri disa deklarata që po nxisin reagime, pasi konstatoi se “uns s’jam shqiptar, por mysliman siç “jeni edhe ju”, duke iu drejtuar audiencës.

banner

Këto i ka komentuar profesori Blerim Latifi, i cili tha se synimi për deshqiptarizimin e Luginës është i UDB-së dhe këtë e lidhi edhe me deklaratat e këtij hoxhe.

“Nuk është viti 1912. As viti 1930. As viti 1945. Është viti 2024.Në mes të Preshëves, në një sallë të mbushur plot, një hoxhë çohet dhe u thotë të pranishmëve: Ne nuk jemi shqiptarë, ne jemi muslimanë! Qe qysh ringjallet mekanizmi i moçëm, mekanizmi i cili përmes bashkëpunimit të hoxhallarëve me organet e shtetit serb, i pat asimilu në boshnjakë krejt shqiptarët e Sanxhakut të Novi Pazarit dhe një pjesë të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Sot i njëjti mekanizëm është aktivizu për ta deshqiptarizu komplet Luginën e Preshevës. Shqiptarët e njohin mirë hunin e UDB’s, por fare pak inxhinieringun e saj kulturor”, ka shkruar Latifi.

Për deklaratën e tij pati edhe disa reagime brenda Luginës ku u kërkua distancimi nga prijësit fetarë të Luginës./Express/

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy