Erdogan: Në Palestinë po përjetojmë masakër të ngjashme me atë në Bosnjë dhe Hercegovinë

by Merita

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u zotua sot se do të kërkojë drejtësi për aktivisten e vrarë turko-amerikane Ayşenur Ezgi Eygi dhe mbi 41.000 civilë të Gazës, duke e krahasuar situatën në Gaza me gjenocidin famëkeq të Srebrenicës në vitin 1995, raporton Anadolu.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Denis Beqiroviqin, kryetarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, të mbajtur në ditën kur Eygi u varros në vendlindjen e saj në Didim të Turqisë Erdogan tha: “Në organet e drejtësisë, ne do të kërkojmë llogari nga Izraeli për vrasjen e Ayşenur Ezgi Eygit, së bashku me mbi 41.000 vëllezërit dhe motrat tona nga Gaza”.

banner

Duke theksuar ashpërsinë e situatës, ai tha: “Sot në Gaza dhe në territoret e pushtuara palestineze po përjetojmë një masakër të ngjashme me masakrën që ndodhi në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet 90”.

Erdogan shtoi gjithashtu se ashtu si autorët e gjenocidit të Srebrenicës u dënuan në gjykatat ndërkombëtare, edhe autorët e asaj që po ndodh në Gaza do të mbajnë përgjegjësi.

Ndryshe, Eygi, 26 vjeçe, kishte udhëtuar në Bregun Perëndimor për të mbështetur rezistencën palestineze kundër pushtimit izraelit, sipas raporteve nga Lëvizja Ndërkombëtare e Solidaritetit.

Më 3 shtator, Eygi shkoi për të marrë pjesë në një protestë në qytezën Beita në Nablus, në Bregun Perëndimor, për të dalë kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite atje.

Lëvizja raportoi se më 6 shtator, Eygi u shënjestrua dhe u vra qëllimisht nga një snajper izraelit që qëndronte në një çati aty pranë.

Dëshmitarët okularë thanë se Eygi ishte larg zonës së protestës kur u qëllua nga snajperi. Ajo u dërgua në një spital palestinez, por nuk mundi të shpëtohej me gjithë përpjekjet më të mira të mjekëve.

Eygi, e lindur në qytetin mesdhetar turk të Antalyas në vitin 1998, ndoqi stduimet në psikologji dhe gjuhë dhe kultura të Lindjes së Mesme në Universitetin e Washingtonit në Seattle.

Ajo ishte diplomuar pikërisht këtë qershor dhe ishte e njohur për angazhimin e saj ndaj aktivizmit dhe shërbimit ndaj komunitetit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy