Ish-themeluesi i UÇK-së: Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk kanë marrë pjesë në themelimin e UÇK-së

by Merita

Ish-themeluesi i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe UÇK-së Muhamet Kelmendi ka folur në lidhje me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës .

Kelmendi tha se ish-krerët e shtetit që aktualisht ndodhen në (Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli) nuk kanë marrë pjesë në themelimin e UÇK-së.

banner

Ai tha se Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me emërtimin UÇK e kemi themeluar me 17 nëntor 1994, ku e ka themeluar Kryesia e Lidhjes Popullore të Kosovës në të cilën ka bërë pjesë Kryetar-Fazli Veliu, nënkryetar Muhamet Kelmendi, Emrush Xhemajli-Sekretar , Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Azem Syla dhe një person tjetër për të cilin tha se nuk e mban mend nëse është Adem Grabovci apo dikush tjetër.

“Ish-krerët shtetit që aktualisht ndodhen në Hagë (Thaçi dhe Veseli) nuk kanë marrë pjesë në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kanë marrë pjesë në themelimin e njësiteve të veçanta ose të grupeve të veçanta të UÇK-së sepse i kanë taku grupit ndërlidhës të cilin e kanë udhëhequr tre veta. Ndërsa themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, flitet mjaft shumë, flitet nga njerzit të cilët nuk ju kanë takuar strukturave të atëhershme, flitet edhe nga njerëz të ndryshëm që dalin nëpër media të ndryshme. Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me emertim (UÇK), e kemi datën 17 nëntor të vitit 1994 ku e ka themeluar Kryesia e Lidhjes Popullore të Kosovës në të cilën ka bërë pjesë Kryetar-Fazli Veliu, unë-nënkryetar, Muhamet Kelmendi, Emrush Xhemajli-Sekretar , Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Azem Syla, dhe nëse nuk gaboj personin e shtatë e kam të shkruar a ka qenë Adem Grabovci apo ndonjë person tjetër, nuk e di. Kanë qenë shtatë veta në atë takim kur është diskutuar lidhur me themelimin dhe lidhur me atë se si ta quajmë këtë organizatë. Ta quajmë siç thonin të tjerët organizatë sikur ishte psh në Irlandën Veriore etj. Por me një propozim të mençur dhe me vota është vendosur që të merr emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe pas themelimit të kësaj janë bërë ndarjet e punëve midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Lëvizjes Popullore të Kosovës”.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka patur për detyrë kryerjen e aksioneve të drejtpërdrejta çlirimtare ndërsa Lëvizja Popullore e Kosovës ka patur për detyrë fushën politike, diplomatike dhe sigurimin e mjeteve financiare. Kështu ka vazhduar kjo gjendje deri në vitin 1998 kur kjo çështje u kthy nga ana e elementëve të cilët gjenden aktualisht në Hagë, të përkrahur nga disa forca të tjera që gjenden në Kosovë dhe na u kriju një situatë tjetër ku nga organizimet e tilla u krijua ‘Drejtoria politike’ për të cilën në qershor-korrik doli udhëheqës i kësaj drejtorie, Hashim Thaçi dhe pastaj u krijuan situata të tjera të cilat nuk dua të flas sepse nuk i takoj asaj strukture të asaj kohe që kanë udhëhequr Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës” tha Kelmendi në intervistën dhënë për “Gazeta Blic”.

Kelmendi tregon se kur i ka njohur për herë të parë ish-drejtuesit e shtetit që aktualisht po gjykohen në Hagë.

“Rexhep Selimi është person që ka qenë brenda, i ka taku strukturës së LPK-së, përpara se të formohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Thaqi dhe Veseli nuk i kanë takuar strukturës së LPK-së, kanë qenë studentë, ka qenë parti të tjera të kohës për të cilat atyre iu takon të flasin. Kanë ikur nga Kosova, kanë shkuar dhe kanë kërkuar azil thuhet në Zvicër. Ali Ahmeti i ka takuar dhe ne vitin 1996 permes Ali Ahmetit i kemi njohur këta persona. Ata nuk më kanë njohur mua por unë i kam njohur ata dhe kësisoj Ali Ahmeti i kemi kërkuar që ti fut dhe ti organizojë në grupin për ndërlidhje brenda dhe jashtë vendit edhe njërin edhe tjetrin që pastaj në vitin 1998 erdhi deri tek shkatërrimi i tërësishëm i asaj strukture organizative dhe pothuajse u bë një çrregullim total, anarshi shumë e madhe, edhe në Lëvizjen Popullore të Kosovës por edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të cilat pastaj brenda një viti u shkatërruan njëra dhe tjetra dhe përfunduan në historinë e tyre organizative dhe luftarake” deklaroi ish0themeluesi i UÇK-së, Muhamet Kelmendi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy