38
Mario Mitaj do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, te Al Ittihad.
Mbrojtësi i majtë bëri prezantimin e tij të enjten, duke iu bashkuar skuadrës për herë të parë. Pas prezantimit, 21-vjeçari ka nisur menjëherë përgatitjet me ekipin, ku ka nisur stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës.
Mitaj do të jetë bashkëlojtar me Karim Benzema dhe N’Golo Kante. Kujtojmë se mbrojtësi shqiptar u transferua në formë huazimi nga Lokomotiv Moska, me të drejtën e blerjes së kartonit në fund të skuadrës arabe.