Amarildo Bakaj merr një fitore të madhe, detyron kundërshtarin që ta dorëzojë meçin

by Nexhat

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj ia ka dalë që të sigurojë fitoren e 12-të në boksin profesionist, kjo pasi ai në ‘Harrow Leisure Centre’ të Londrës e mposhti rivalin nga Gana, Mawuli Folivi.

Ky meç zgjati plotë katër raunde por një grusht i fuqishëm nga Bakaj bëri që ai të kthente gjithçka në favorin e tij duke e fituar në fund duelin

banner

Goditja e fuqishme e boksierit shqiptar e detyroi ekipin e ganezit që të hidhnin flamurin e bardhë të dorëzimit në ring.

Pas ndeshjes, Bakaj foli për emocionet që kishte pas kësaj fitoreje duke falënderuar në të njëjtën kohë popullin shqiptar për mbështetjen.

“Kundërshtari ishte i fortë, e dija. Prita deri në momentin e fundit për ta befasuar, ia dola. Jam 25 vjeç dhe kam ëndrra të mëdha në këtë sport, ia lë Zotit dhe ai e di se çfarë dua. Kam dëshirë të bëj krenar shqiptarët”.

“Në raundet e para rivali ishte para me pikë, prita dhe doja një grusht, si sniper që ta hidhja në tokë. Dua të falënderoj shqiptarët, i jam borxhli që kanë ardhur kanë mbushur arenën në Londër”, ka thënë Bakaj

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy