Një burrë është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj gruas.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit i është sekuestruar një pistoletë me leje dhe 15 fishekë.
Ai është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Gjilan 12.09.2024-00:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës f/kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti janë sekuestruar një pistoletë e cal.9x19mm me leje valide si dhe 15 fishekë të cal.9×19 mm. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.