Barcelona refuzoi një ofertë ‘astronomike’ për Yamalin këtë verë

by Nexhat

Lamine Yamal konsiderohet si ylli i ardhshëm i futbollit dhe duket se Barcelona e di se çfarë lojtari ka në duart e saj pasi dyshohet se kanë refuzuar një ofertë mjaft tunduese për lojtarin.

17-vjeçari u bë i njohur në skenën e futbollit kur bëri debutimin me ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15-vjeçare gjatë vitit të kaluar

banner

Ndonëse ende një adoleshent, Yamal ka shënuar tetë gola në 55 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën, duke fituar me ta titullin e La Ligës.

Yamal gjithashtu ka shijuar suksesin edhe me kombëtaren e tij Spanjën, duke fituar Euro 2024 këtë verë pas triumfit ndaj Anglisë në finale me rezultat 2-1.

Kontrata aktuale e Yamal skadon në verën e vitit 2026, që do të thotë se ai ka edhe dy vite të mbetura në të.

Ani pse shumë njerëz mund ta kishin menduar se Yamal do të mbetet tek Barcelona edhe për shumë vite, duket se kjo nuk i ka ndaluar ekipet e tjera që të tentojnë t’i bindin blaugranasit ta shesin asetin e tyre të çmuar.

Agjenti i futbollit, Andy Bara, ka bërë me dije se PSG-ja ka ofruar rreth 250 milionë euro për shërbimet e Yamal, që do të ishte një shifër rekord botërore, por klubi katalanas e ka refuzuar atë.

“Një gjë që e di me siguri është se Barcelona ka refuzuar një ofertë të madhe për Lamine Yamal nga PSG-ja disa muaj më parë. Marrëveshja ishte e vlefshme diku rreth 250 milionë euro”, ka thënë Bara në podcastin Inkubator

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy