Ligji për “branitellat”, Rafiz Aliti: Të përfshihen edhe ish-ushtarët e UÇK-së

by Nexhat

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare ishte e drejtë dhe e pastër, ka mbrojtur pragun dhe jetën e shqiptarëve. Kështu deklaron Rafiz Aliti, i njohur si Komandant “Msusi”.

“Msusi” i luftës thotë se si përfaqësues politik për statusin e ish ushtarëve ka biseduar me dy kampet politike, si me LSDM po edhe me VMRO-në

banner

“Lufta ishte e drejtë, ne i mbrojtëm vatrat tona, ne nuk shkuam as në Strumicë as në Vallandovë që ti okupojmë shtëpitë e tyre, përkundrazi, ata që thirren se ishin “branitella” granatuan fshatrat dhe shtëpitë shqiptare. Ishin ata që pësuan, civilët, nëpër fshatrat tonë. I them këto se gjërat duhet të thuhen dhe shiqohen drejtë pasiqë ka kaluar një kohë. Gjithsesi se statusi i ish ushtarëve të UÇK-së duhet të zgjidhet, ne kemi pasur bisedime edhe me LSDM-në edhe me VMRO-në, por nuk kemi arritur në atë pikë që të bëjmë një marrëveshje. Qeveria jo-legjitime, do të thoja për shkak se është jo legjitime të zgjedh këtë çështje. Gjithsesi, çdo iniciativë e sinqertë në këtë drejtim do ta ketë përkrahjen tonë”, tha Msusi

Komenton edhe propozimin e fundit për ligjin e “Branitellave”.

“Çdo iniciativë do të thoja e njëanshme do të thoja se është provokim. Të gjithë ndjehemi të provokuar prej kësaj. Nuk është e ndershme nga cilido subjekt politik që merr iniciativa të këtilla, them se nuk është e ndershme që ti vendos në rrafsh të pa barabartë ata që luftuan 2001-shin. Pavarësisht në cilën anë është. Ne, e them edhe njëherë kemi qenë dhe jemi të gatshëm. Unë kam bërë edhe thirrje publike që për iniciativa të sinqerta jam i gatshëm të ulem me secilin dhe të arrijmë marrëveshje dhe të sjellim një ligj, gjithëpërfshirës”, deklaroi ai.

Ndryshe, Rafiz Aliti, “Msusi” ka qenë Komandant i UÇK-së, brigada 115, pas luftës ka qenë aktiv edhe në politikë. Ka vepruar në partinë e dalë nga lufta, Bashkimi Demokratik për Integrim. /tvklan.mk

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy