Llapi fiton në frymën e fundit derbin ndaj Dritës, Baftiu ‘heroi’ i llapjanëve

by Nexhat

Llapi ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Dritës në kuadër të javës së pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kontrolluar tempon e lojës dhe herë pas here duke sulmuar Llapin, por pa arritur që të krijojnë ndonjë rast të pastër shënimi.

banner

I pari që rrezikoi në këtë sfidë ishte Besnik Krasniqi i cili në minutën e 35-të provoi një gjuajtje e cila shkoi mbi portë.

Me rezultat të barabartë 0-0 përfunduan 45 minutat e para të këtij ballafaqimi.

As pjesa e dytë nuk prodhoi shumë sa i përket rasteve për gol, megjithatë Llapi ia arriti që të shënojë krejt në fund të takimit për të rrëmbyer tri pikë.

Ishte Blendi Baftiu ai i cili u përkujdes për t’i dhuruar Llapit fitoren e parë pas tri ndeshjeve duke shënuar për 1-0 pak çaste para fundit të takimit

Llapi tani numëron shtatë pikë dhe mban pozitën e pestë në tabelë, ndërsa Drita renditet në pozitën e tetë me tri pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Javën e ardhshme Drita do të luajë derbin ndaj Ballkanit në shtëpi, ndërsa Llapi do të jetë mysafir i Ferizajt.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy