Malisheva fiton tri pikë të vlefshme ndaj Dukagjinit në Klinë

by Nexhat

Malisheva ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Dukagjinit ndeshje e vlefshme për javën e pestë në elitën e futbollit kosovar.

Mysafirët ia dolën që të kalojnë në epërsi në minutën e tetë të takimit falë një super goli të realizuar nga Vesel Limaj prej gjuajtjes së lirë për 1-0

banner

Reagimi i Malishevës erdhi në minutën e 21-të atëherë kur të besuarit e Ismet Munishit arritën që të barazojnë shifrat.

Për të barazuar rezultatin u përkujdes transferimi i ri i Malishevës këtë verë, Mërgim Pefqeli, i cili realizoi për 1-1.

Në pjesën e dytë Malisheva ia doli që ta rikthejë sërish epërsinë, duke gjetur golin kësaj radhe me Arbër Pirën në minutën e 50-të për 2-1

Për të shuar plotësisht shpresat e Dukagjinit për ndonjë rezultat pozitiv u përkujdes Laurent Xhylani i cili në minutën e 80-të shënoi për 3-1 pas asistimit të Arbër Pirës.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Malishevën teksa tashmë numërojnë shtatë pikë të fituara dhe renditen në pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Dukagjini mban vendin e pestë me gjashtë sosh

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy