“Njeriu që nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës”- Musliu uron për lirimin sa më të shpejtë të Kadri Veselit

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka shprehur urimet e saj për një fundjavë të mbarë, duke shprehur njëkohësisht shpresën për kthimin e shpejtë të Kadri Veselit, ish-kryetarit të PDK-së, i cili ndodhet në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Musliu theksoi përkushtimin e Veselit për lirinë e Kosovës dhe shprehu dëshirën që ai të jetë sërish mes qytetarëve të vendit

banner

“Duke uruar që së shpejti ta kemi në mesin tonë njeriun që nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës, kryetarin Kadri Veseli, ju urojmë një fundjavë të mbarë,” shkroi Musliu.

Kadri Veseli, së bashku me disa ish-udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po përballet me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të ngritura nga Dhomat e Specializuara të Kosovës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy