26
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy automjeteve në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor po merret me këtë rast.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete”, tha Ahmeti. “Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona”.