Policia e Serbisë thotë se ka kapur në territorin e saj 4 mijë pako cigare me banderola të Kosovës

by Nexhat

Policia e Serbisë ka deklaruar se në Shabac ka konfiskutar 4 mijë pako me banderola të Kosovës, nga 19 mijë sa ka qenë konfiskimi i përgjithshëm.

Siç raporton mediumi “kossev”, cigaret janë gjetur gjatë kontrollit të dy kamionëve, të cilët ishin drejtuar nga E.P. (1989) nga Tutin, A.V. (1983) dhe P.B. (1979) nga Loznica

banner

“Policia ka gjetur 4,000 pako cigare me markat e akcizës të Kosovës dhe 15,170 pako pa markat e akcizës“, ka njoftuar  Ministria e Brendshme e Serbisë.

Vlera e tregut e cigareve të konfiskuara, për të cilat të dyshuarit nuk kishin prova për origjinën dhe blerjen e tyre, është më shumë se 6,500,000 dinarë.

Siç njofton mediumi të dyshuarve u është caktuar ndalim deri në 48 orë dhe ngarkohen për krimin e “trafikimit të ndaluar të produkteve të akcizës“.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy