Rama krah Veliajt dhe Manastirliut në Asamblenë e Tiranës, zbardhen porositë

by Nexhat

Pasi përcaktoi drejtuesit politik të 12 qarqeve dhe të një drejtuesi që do të ketë në fokus diasporën, kryesocialisti Edi Rama nisi pasditen e së shtunës turin e takimeve me prezantimin e këtyre drejtuesve para strukturave të partisë

Takimi i parë u zhvillua në Tiranë, ku në asamblenë e PS në kryeqytet Rama u shfaq në mes të Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut për të lënë porositë e rastit

banner

Mbledhja më dyer të mbyllura e asamblesë së Tiranës që zgjati rreth 90 minuta, Rama ka lënë disa detyra për tre drejtuesit politik të Tiranës në këtë qark, Veliaj, Spiropali dhe Manastirliu.

Nga anëtarët e asamblesë në veçanti, por edhe gjithë struktura e partisë në përgjithësi është kërkuar një angazhim i shtuar kryesisht me fokus në përgatitjet për zgjedhjet. Gjithashtu është deklaruar se çdo lloj koordinimi që do të kenë strukturat e PS, do e bashkë-ndajnë me drejtuesit e qarqeve.

Ndërkohë, sa i takon detyrave të tre drejtueseve politik ato janë ndarë në këtë formë.

Spiropali do të ketë në fokus të punë së saj bashkitë, Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë bashkë me rrethinat e tyre, Manastirliu do të ketë detyrën e koordinimit me strukturat e partisë në këtë qark, ndërsa Veliaj do e ketë fokusin e punës së tij në Tiranë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy