Rritet numri i të huajve në Shqipëri

by Nexhat

Të huajt që paraqiten kërkesë për leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2023 janë shtuar dhe numrin më të madh të kërkesave e kanë paraqitur shtetasit me pasaporta italiane.

Sipas INSTAT që publikoi të dhënat bazuar në informacionet e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit deri në fund të vitit 2023 numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri pësoi rritje me 18,2 %, krahasuar me vitin 2022

banner

Numri i të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt me 63,8 %, kundrejt femrave me 36,2 %.

Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më të madh të personave që nuk kane pasaporte shqiptare, por zotërojnë një leje qëndrimi të ligjshme në vendin tonë. Punësimi është arsyeja kryesore e kërkesave për leje qëndrimi të të huajve në Shqipëri

INSTAT njofton se gjatë vitit të kaluar përveç shtetasve të huaj me leje qëndrimi të rregullta, janë regjistruar edhe 6.630 persona, të cilët hynë ilegalisht në territorin e vendit, ku pjesën më të madhe të tyre, rreth 44,0 %, e zënë të huajt me origjinë nga Afganistani dhe Siria.

Por të huajt e zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për arsye punësimi. Shumë prej tyre, sipas të dhënave zyrtare, vijnë për arsye studimi, qëllime humanitare apo bashkim familjar./RTSH

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy