Tahiri: Cenimi i vlerave demokratike nuk do të përsëritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza

by Nexhat

Shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, ka shkruar për Ditën e Demokracisë.

Ai thotë se në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

banner

Prandaj duke theksuar se kanë mbetur më pak se pesë muaj që vendi ynë të zgjedhë qeverisjen për katër vitet e ardhshme, ai bën thirrje për angazhim të qytetarëve në zgjedhje.

“Përmes këtyre zgjedhjeve vendit ti mundësojmë një qeverisje që do të mbrojë e promovojë vlerat e demokracisë dhe e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza. Cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përseritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza”, shkruan ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot bota demokratike shënon Ditën e Demokracisë. Në një vend demokratik rol thelbësor ka e drejta e qytetarëve për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Në vendin tonë, tashmë kanë mbetur më pak se pesë muaj kur do të zgjedhim qeverisjen për katër vitet e ardhshme. Le të angazhohemi të gjthë, gra e burra, të rinjë e të reja që përmes këtyre zgjedhjeve vendit ti mundësojmë një qeverisje që do të mbrojë e promovojë vlerat e demokracisë dhe e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza. Cenimi i vlerave demokratike të mishëruara në sistemin tonë kushtetues, nuk do të përseritet në qeverisjen e kryeministrit në ardhje Bedri Hamza

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy