Të paktën 20 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 41,226, tha të hënën Ministria e Shëndetësisë.
Një deklaratë e ministrisë shtoi se rreth 95,413 persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve
“Forcat izraelite vranë 20 persona dhe plagosën 76 të tjerë në tre “masakra” të familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.
“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” thuhet më tej.
Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetorin e kaluar, pavarësisht thirrjes së një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm