Ish-komandanti i NATO-s: Christopher Hill do ta tërheqë butësisht Serbinë drejt Perëndimit

by Nexhat

Bota demokratike duhet të jetë jashtëzakonisht e shqetësuar për faktin se Rusia dhe Kina po bëjnë depërtime të mëdha në Ballkan.

Kështu shkruan komandanti në pension i forcave të NATO-s në Evropë, James Stavridis në një tekst autorial për Bloomberg, duke vlerësuar se Uashingtoni me mençuri e dërgoi Christopher Hillin në Beograd, transmeton Klankosova.tv.

banner

“Serbia është vendi më konfliktual në rajon. Nga njëra anë, serbët kanë afinitete të rëndësishme kulturore dhe historike me Rusinë e Vladimir Putinit. Ata ndajnë një lidhje të fortë fetare përmes Kishës Ortodokse Ruse dhe Serbe dhe janë partnerë të rëndësishëm tregtarë. Dhe në maj, presidenti kinez Xi Jinping ishte në Beograd për të nënshkruar një marrëveshje tregtare”, shkruan Stavridis,  përcjellë Danas tekstin e përkthyer nga RT Balkan.

Ish-komandanti i NATO-s për Evropë mes tjerash ka përmendur edhe vizitën në Serbi të presidentit francez Emmanuel Macron dhe atë kancelarit gjerman, Olaf Scholz që rezultuan me blerjen e “Rafalëve” francez dhe finalizimin e marrëveshjes për mineralet midis BE-së dhe Serbisë. Ai ka përmenduar edhe aplikimin e këtij vendi për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2009.

“E gjithë kjo, së bashku me faktin se disa vende të Ballkanit janë anëtarësuar në NATO, dhe dy janë anëtarësuar në BE, “i jep shtysë idesë se Serbia, pasardhësja thelbësore e Jugosllavisë së vjetër, po shkon drejt Perëndimit”.

“E gjithë kjo, së bashku me faktin se disa vende të Ballkanit janë anëtarësuar në NATO, dhe dy janë anëtarësuar në BE, “i jep shtysë idesë se Serbia, pasardhësja thelbësore e Jugosllavisë së vjetër, po shkon drejt Perëndimit”,  thotë Stavridis.

“Uashingtoni dërgoi me mençuri një nga ambasadorët e tij më me përvojë në karrierë, Christopher Hill, në Beograd. Hill, thuhet në tekst, “është çifti më i mirë i duarve që do ta tërheqin butësisht Serbinë drejt Perëndimit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy