Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat foli mes të tjerash edhe në lidhje me dosjen e SPAK.

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat foli mes të tjerash edhe në lidhje me dosjen e SPAK

I pyetur nga gazetari Osman Stafa, në lidhje me pagesa të kryera nga çifti Mlaltezi për Berishën, në lidhje me shpenzime shëndetësore apo pagesa në lidhje me avokatët për çështjen non grata, ai u shpreh se gjithçka ka qenë në kuadër të solidaritetit familjar

banner

Kryedemokrati u shpreh se ai kishte vetë kursime dhe porosia për të bijën ka qenë që gjithçka të përballohej nga ato kursime, porosi që sipas tij nuk ishte zbatuar nga e bija.

Megjithatë ai u shpreh se gjithçka është e deklaruar

Osman Stafa: Sipas dosjes, familja Malltezi kanë përballuar shpenzimet tuaja në masën 468 mijë euro dhe 153 mijë dollarë nga viti 2014 e deri në 2024, shpenzime të deklaruara në IDKPI dhe që kanë qenë shpenzime duke paguar studiot tuaja ligjore për çështjen non grata, çështje shëndetësore tuajat dhe zonjës suaj apo edhe të paktën në një rast, në 2018 kanë qenë edhe pushimet. Keni një koment për këtë?

Sali Berisha: Shpenzimet për kujdesin shëndetësor, Berisha ka kursimet e veta të deklarauar qondarkë për qindarkë në ILKPI. Kursimet, i administron vajza Argita. Lidhur me shpenzimet shëndetësore, dua t’;u rrëfej një sekret. Në të gjitha rastet ka marrë porosi nga unë,. Shpenzimet do merren nga kursimet e mia. Nuk e ka zbatuar këtë porosi, ka gjykuar që shpenzimet t’ui përballojë me kursimet e saj. I jam shumë mirënjohës, asaj, Abit dhe kujtdo që ka kontribuuar. Jemi familje me solidaritet të madh familjar.
Sa i përket pagesave për avokatët , ato janë pagesa të cilat janë bërë ashtu siç thua ti, por duhet të kuptoni që janë të gjitha hua të 4 personave, që janë në procesin e shpalljes non grata nga lobimi korruptiv i Ramës e Sorros, pranë Blinken.
Lidhur me pagesa të Jamarbrit me porosi të Argitës që nuk ka qenë në Shqipëri, e kanë zgjidhur problemin fill më pas dhe çdo gjë është në këtë kuadër. Pra Nuk ka asnjë shkelje ligjore.
ata që mendojnë se është rryshfet solidariteti familjar, nuk Dinë çfarë është familja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy