Moti i keq godet gjysmën e Evropës, shkakton dhjetëra të vdekur e mijëra të pastrehë

by Merita

Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet e shkaktuara nga lumenjtë e fryrë kanë shkaktuar disa viktima dhe kanë lënë mijëra njerëz të pastrehë.

Evropa Qendrore dhe Lindore numëruan vdekjet të hënën pas kalimit të stuhisë shkatërruese Boris, e cila la mijëra njerëz të pastrehë dhe shkaktoi dëme të mëdha që është ende e vështirë për t’u vlerësuar.

banner

Shirat e pandërprerë, që frynë përrenjtë dhe lumenjtë, kanë tronditur rajonin që nga e premtja, duke shkaktuar të paktën pesëmbëdhjetë vdekje dhe mijëra evakuime, duke përfshirë edhe me helikopterë, si dhe banorë që strehohen në çatitë e shtëpive ose ne makinat të tyre.

Pas gjashtë vdekjeve në Rumani gjatë fundjavës, pesë në Poloni dhe një në Austri, vendi alpin njoftoi dy vdekje të reja – dy burra të moshës 70 dhe 80 vjeç – dhe një viktimë u njoftua në Çeki, shkruan Informim.net.

Në Austri, janë shpallur kudo gjendje të jashtëzakonshme për shkak të fatkeqësive natyrore.

Me qindra mijëra shtëpi pa energji elektrike dhe ujë, rrugë të ndërprera, ura të shkatërruara dhe lidhje hekurudhore të bllokuara.

Edhe pse situata e motit duket se po përmirësohet në disa lokacione, toka mbetet e ngopur dhe në disa zona lumenjtë janë ende duke dalë nga shtrati./Informim.net

https://twitter.com/MeteoprognozaPL/status/1835309384131338275

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy