Presidentja Osmani pret në takim Ministren Gjermane znj. Lührmann dhe flasin për tejkalimin e sfidave

by engel

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zyrtar në selinë e Presidences Ministren Gjermane të Shtetit, znj.Anna Lührmann.

Në njoftimin e saj në rrejtet sociale Presidentja ka treguar se ato bashkë kanë zhvilluar biseda të mira për tejkalimin e sfidave të përbashkëta dhe për rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

banner

Poashtu, sipas njoftimit të Presidentes Osmani, në këtë takim është biseduar edhe për nevojen e mbështetjes së Gjermanisë për integrimin euroatlantik të Kosovës.

Edhe pse në këtë njoftim përmendet se është folur për tejkalimin e sfidave, megjithëatë, presidentja nuk ka treguar se për cilat sfida është fjala.

Postimi i plotë:
Kënaqësi ta mirëpres sërish në Kosovë, Ministren gjermane të Shtetit, Anna Lührmann.
Diskutim i mirë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, rëndësinë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani, si dhe mbështetjen gjermane për integrimin euroatlantik të vendit tonë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy