Tentativa për vrasjen e Trump, Elon Musk: “Askush nuk përpiqet të vrasë Biden dhe Harris”

by Merita

Pas atentatit të dytë ndaj kandidatit presidencial Donald Trump, që u parandalua të dielën, mbështetësi i tij Elon Musk, ka reaguar në platformën “X”.

“Askush nuk po përpiqet të vrasë Biden ose Kamala,” shkroi ai, pa bërë shpjegime të mëtejshme se çfarë donte të thoshte ose të nënkuptonte.

banner

Postimi i Musk shkaktoi reagime të forta tek shumë ndjekës.

Një përdorues shkroi: “Askush nuk duhet të përpiqet të vrasë askënd!”.

Një përdorues tjetër tha se Musk kishte nevojë urgjente për ndihmë: “Kjo është sjellje e çmendur dhe shumë e rrezikshme”.

Megjithatë, ka edhe disa përdorues që mbështesin Musk.

Njëri komentoi: “Ai fjalë për fjalë po thotë vetëm një fakt. Mbështetësit e Trump nuk po përpiqen të vrasin Kamala. Ne po përpiqemi t’i mundim në kutinë e votimit”.

“Nëse dikush do ta provonte këtë, media patjetër do ta trajtonte krejtësisht ndryshe”, thuhet në një tjetër postim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy