Aksident mes tri veturave në Zahaq të Pejës, shtatë persona të lënduar

by Nexhat

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku q ë ka ndodhur sot në  Zahaq të Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi,  tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.

banner

Prej personave të lënduar, katër janë liruar e tre të tjerë po trajtohen ende, por jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë”. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy