Ambasadori Hovenier rikujton pozicionin e SHBA-së për Kosovën, përmend njohjen e pavarësisë, premtimet dhe minoritetet

by Merita

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur në 25 vjetorin e NDI në Kosovë. Diplomati amerikan ka folur edhe për përkrahjen që SHBA ka dhënë për pavarësinë e Kosovës dhe ka rikujtuar premtimet e Kosovës për implementimin e plotë të planit të Ahtisarit, për të ndërtuar një shtet demokratik, gjithëpërfshirës dhe multietnik.

Hovenier ka thënë se qëndrimi i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i qartë dhe s’do të ndryshojë.

“Do doja të marr disa minuta për të rikujtuar pozicionin e Qeverisë së SHBA-së për Kosovën. Po e bëj këtë sepse mendoj se është shumë e rëndësishme që të mos ketë keqkuptime apo keqprezenzim të pozicionit të SHBA-së. Më 2008, SHBA e njohu Kosovën si shtet sovran të pavarur dhe sovran. Ne e bëmë këtë gjë bazuar në zotimet e qarta të lidershipit të atëhershëm që ata do të implementojnë plotësisht zotimet e bëra në Planin e Ahtisarit për të ndërtuar një shtet demokratik, multietnik dhe gjithëpërfshirës. Qëndrimi i SHBA-së është i pandryshuar, është i qartë dhe s’do të ndryshojë”, ka thënë Hovenier, shkruan Gazeta Express.

Ambasadori amerikan ka folur edhe për institucionet e Republikës së Kosovës dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke thënë se ato janë plotësisht legjitime dhe se SHBA-ja është krenare për përkrahjen që e ka dhënë në ndërtimin e tyre.

“Kushtetuta e Kosovës është legjitime. Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime. Jemi të lumtur për përkrahjen që kemi dhënë për ndërtimin e këtyre institucioneve”, është shprehur Hovenier.

Në fjalimin e tij, Hovenier ka thënë se dëshiron që të theksoj edhe një pikë kyçe e që lidhet me premtimin e Kosovës për të ndërtuar një shtet sovran, demokratik, të pavarur dhe multietnik, me mbrojtje të veçantë për komunitetet pakicë.

Ambasadori Hovenier ka thënë se SHBA është krenare për rolin që ka luajtur për të ndihmuar Kosovën në avancimin e këtij vizioni dhe ka shtuar se janë duke vazhduar përpjekjet për të punuar edhe me Qeverinë aktuale duke kërkuar për bashkëpunim më të ngushtë  për ta parë teksa i njëjti vizion realizohet.

“Gjithashtu dua të theksoj një pikë kyçe, premtimin e Kosovës për një shtet sovran, demokratik, të pavarur dhe multietnik, me mbrojtje të veçantë për minoritetet. Jemi krenar për rolin që kemi luajtur për ndihmuar Kosovën për të avancuar këtë vizion. Po vazhdojmë përpjekjet për të punuar me qeverinë aktuale të Kosovës, duke kërkuar për bashkëpunim më të ngushtë për të parë këtë vizion të realizohet. Vizioni ynë është shumë i qartë, Kosova iu bashkohet shoqërive ku të gjithë njerëzit jetojnë në dinjitet dhe siguri, përfshirë edhe minoritetet.

Prandaj, Duaj ta bëj të  qartë. Ne kemi qenë pjesë e procesit tuaj për të ndërtuar dhe përkrahur një shtet të suksesshëm, sovran, demokratik dhe shtet multietnik. Përkushtimi jonë për këtë është i hekurt”, ka thënë Hovenier.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy