Digjet Portugalia veriore, shtatë të vdekur

by Merita

Njëzet zjarre të mëdha kanë përfshirë pjesën veriore të vendit – 5300 zjarrfikës në punë; mbi pesëdhjetë persona të plagosur.

Shtatë persona kanë vdekur dhe mbi pesëdhjetë janë plagosur për shkak të zjarreve, të cilët që nga e diela po shkatërrojne Portugalinë.

banner

Më shumë se 5,300 shpëtimtarë, përfshirë zjarrfikës, anëtarë të mbrojtjes civile dhe personel ushtarak, po luftojnë më shumë se 20 zjarre të mëdha në rajonet veriore dhe qendrore të vendit.

Këto përpjekje mbështeten nga vendosja e 21 avionëve dhe helikopterëve zjarrfikës dhe nga ndihma shtesë ajrore nga Spanja, Italia, Franca dhe Greqia, të dërguara në përgjigje të një apeli urgjent nga Lisbona.

Këtë vit, Portugalia ishte kursyer nga zjarret e mëdha deri këtë javë, kur më shumë se 10,000 hektarë tokë u shkatërruan në më pak se 48 orë.

Rajonet e Aveiro, Porto, Coimbra dhe Viseu ishin më të prekurat, me shtatë viktima në Tábua, ku tre zjarrfikës vdiqën të bllokuar në flakë, shkruan Informim.net.

Autoritetet kanë zhvendosur qindra njerëz dhe kanë arrestuar katër të dyshuar për zjarrvënie, megjithëse nuk është ende e qartë nëse ka një lidhje të drejtpërdrejtë me zjarret aktuale.

Situata shkaktoi gjithashtu mbylljen e disa autostradave dhe rrugëve rurale, si dhe ndërprerje të konsiderueshme në shërbimet e transportit publik.

Qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi dhe të kufizojnë përdorimin e ujit për t’u përballur me urgjencën./Informim.net/



banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy