DW: Rënie e lehtë e numrit të kërkesave për azil në BE

by Merita

Numri i kërkesave për azil në BE po shënon një rënie të lehtë. Por megjithatë shifrat vazhdojnë të jenë të larta.

Numri i azilkërkuesve në BE, si dhe në Norvegji dhe Zvicër ra pak në gjysmën e parë të vitit. Por kjo shifër vazhdon të jetë më shumë se gjysmë milioni.

banner

Nga janari deri në fund të qershorit, Agjencia e Azilit e Bashkimit Evropian (EUAA) numëroi gjithsej 513,000 aplikime të reja, sikurse njoftoi kjo agjenci me seli në ishullin mesdhetar të Maltës. Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023, kjo do të thotë një minus prej 6,000. Statistikat përfshijnë shifrat e azilkërkusve në të gjitha shtetet e BE-së, si dhe Norvegjia dhe Zvicra, të cilat të dyja nuk i përkasin Bashkimit Evropian.

Gjermania kryeson me numrin e kërkesave
Shumica e kërkesave për azil janë në Gjermani: 124,000. Kjo përkon me pothuajse një të katërtën e totalit. Megjithatë, sipas agjencisë së BE-së, autoritetet gjermane kanë marrë rreth 30,000 Kërkesa më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shifrat për Gjermaninë ndryshojnë pak nga informacioni i dhënë nga zyra përgjegjëse federale në Nuremberg. EUAA pret më shumë se një milion aplikime për zonën e mbuluar deri në fund të vitit.

Shumë kërkesa nga Siria dhe Afganistani
Sipas agjencisë EUAA, shumica e azilkërkuesve vinin nga Siria e shkatërruar nga lufta civile: 71,000, një rritje prej shtatë për qind. Më pas vjen Afganistani me 45 mijë azilkërkues, një rënie prej 18 për qind.

Nga Venezuela kërkuan azil 37,000 vetë – pothuajse të gjithë në Spanjë. Këto shifra nuk përfshijnë rreth 4.5 milionë ukrainas që kërkuan strehim në BE dhe morën mbrojtje të përkohshme si rezultat i luftës së agresionit rus./ DW

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy