Facebook bllokon mediat ruse nga frika e ndërhyrjes në zgjedhje

by engel

Meta, pronari i Facebook dhe Instagram, mes mediave të tjera sociale, ka bllokuar edhe operatorët e mediave shtetërore ruse, përfshirë kanalin televiziv RT, nga aksesi në aplikacionet e tij me akuzat për përpjekje për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të ardhshme në SHBA.

Ndalimi shënon një përshkallëzim të mprehtë të veprimeve nga kompania më e madhe në botë e mediave sociale kundër mediave shtetërore ruse pasi kaloi vite duke ndërmarrë hapa më të kufizuar si bllokimi i mediave nga shfaqja e reklamave dhe zvogëlimi i shtrirjes së postimeve të tyre, raportoi Reuters, shkruan Informim.net.

banner

“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, ne kemi zgjeruar aplikimin tonë kundër mediave shtetërore ruse. Rossiya Segodnya, RT dhe entitete të tjera të nderlidhura tani janë të ndaluara nga aplikacionet tona, ne nivel global, për aktivitet të ndërhyrjeve të huaja”, tha kompania e mediave sociale në një deklaratë me shkrim.

Kompania tha të martën se ndalimi do të hyjë në fuqi në ditët e ardhshme.

Në fillim të këtij muaji, prokurorët amerikanë ngritën akuza për pastrim parash kundër dy punonjësve të RT-së në lidhje me atë që ata thanë se ishte një skemë shumëmilionëshe për të prodhuar përmbajtje në internet për të ndikuar në votën e nëntorit për Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se vendet duhet t’i trajtojnë aktivitetet e transmetuesit shtetëror rus RT në të njëjtën mënyrë që trajtojnë operacionet e fshehta të inteligjencës./Informim.net/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy