Fshirja e fjalëve shqipe në tabelat rrugore në komunat me shqiptarë në RMV/ Grubi: VMRO sillet si pronar i shtetit dhe VLEN si vasal. Hynë në qeveri duke qenë pakicë

by Nexhat

Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një intervistë me Skype në Çështja e ditës në News 24 ka komentuar fshirjen e fjalëve shqip në tabelat rrugore në komunat e banuara me shqiptarë në RMV

Grubi tha se VMRO DPMNE po sillet si pronar i shtetit, ndërsa VLEN si vasale. Sipas tij, kjo ndodh, pasi koalicioni VLEN ka hyrë në qeveri duke qenë pakicë dhe ndaj sillet e nënshtruar

banner

Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër në Maqedoninë e Veriut: VMRO-DPMNE po vepron njësoj si Millosheviçi. VLEN hyri në zgjedhje si humbëse e zgjedhjeve ndër shqiptarët. Është koalicion vasal. VLEN nuk vuri asnjë kusht, vetëm për të pasur pushtet. Flamuri shqiptar është larguar në zyrat e zyrtarëve shqiptarë. Koalicioni VLEN ka marrë 75 përqind më pak pozita sesa ne. Presidentja e shtetit largoi shqipen nga ueb-faqja e saj.

Tabelat në hyrje të komunave kanë qenë në shumë gjuhë dhe shqipja u largua. Flasim për tabela për të shkuar në Shqipëri e në Kosovë, ku shqiptarët lëvizin masivisht. Ata të VLEN nuk kanë takat të bëjnë diçka, pasi kanë pranuar të bëjnë rolin e vasalit dhe VMRO sillet si pronar. Po diskutohet ligji i gjuhës shqipe, që të cënohet shqipja në institucione. Shqiptarët po diskriminohen masivisht

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy