Mbështetja për Ukrainën garanton mbijetesën e Moldavisë fqinje.
Kështu ka thënë të martën Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në një konferencë për të adresuar shqetësimet rreth zgjerimit të ndërhyrjes ruse në rajon
“Gjithçka që bëjmë për të mbështetur Ukrainën do të thotë gjithashtu nxitje e stabilizimit në lidhje me Moldavinë”, citohet të ketë thënë Baerbock, shkruajnë mediat e huaja
“Është e qartë se cili është shqetësimi më i madh i njerëzve këtu: që nëse Ukraina bie, Moldavia është vendi i radhës”.
Baerbock ishte duke vizituar Kishinau për Platformën e Partneritetit të Moldavisë, së bashku me aleatët nga Franca dhe Rumania.
Gjermania, një nga mbështetësit kryesorë ushtarakë të Kievit në Evropë, e inicioi platformën pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, duke e pasqyruar atë si pjesë të përpjekjeve më të gjera për të stabilizuar ekonominë e Moldavisë dhe për ta mbrojtur atë nga dezinformatat ruse
E presidentja moldave Maia Sandu tha se vendi ende përballet me sfida serioze dhe u kërkoi partnerëve të rrisin mbështetjen e tyre.
“Lufta e Rusisë kundër Ukrainës, të cilën ne e dënuam që në ditën e parë, ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë tonë”, tha Sandu.
“Pasiguria e shkaktuar nga lufta vazhdon të pengojë seriozisht zhvillimin tonë ekonomik dhe do të vazhdojë ta pengojë atë për aq kohë sa të zgjasë lufta”, shtoi ajo