Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është folur për temën e “hapjes së urës së Ibrit”, që Qeveria Kurti pretendonte se nuk do të flitet në tavolinën e Brukselit.
Ministrja Haxhiu, deklaroi në RTK se është diskutuar edhe sot në Bruksel tema për urën e Ibrit, por jo në prezencën e Serbisë.
“Sa i përket çështjes së urës unë besoj që ka pasur mjaftë deklarata dhe të kryeministrit Kurti, ministrave të kabinetit…Për faktin se gjatë gjithë kohës kanë qenë të angazhuar me përgjegjësitë që i kanë pasur në komunat me shumicë serbe në veriun e vendit tonë dhe është e rëndësishme të theksohet se qeveria dhe institucionet e vendit në asnjë rrethanë gjatë gjithë kësaj kohe nuk kanë bërë asgjë të jashtëligjshme e asgjë jashtë kompetencave të saj”, tha Haxhiu në RTK, transmeton Gazeta Express.
“Çështja e urës sigurisht që ka qenë temë e diskutimeve edhe me partnerët tanë edhe me KFOR-in, nëse i referohemi deklaratës së Qeverisë së Kosovës është diskutuar edhe sot në Bruksel, madje në të njëjtën deklaratë thuhet që edhe për BE-në është e qartë që hapja e urës nuk ka alternative dhe madje i referohemi edhe shumë raporteve të Bashkimit Europian që ura duhet të hapet. Sigurisht që ne kemi thënë që ura do të hapet dhe për këtë jemi ne diskutim me partnerët tanë…
Ne kemi thënë që në vazhdimësi në takimet tona ka pasur diskutim për këtë (urën), në takimet e kryeministrit Kurti dhe partnerëve ndërkombëtarë, asnjëherë nuk kemi thënë që kjo duhet jetë temë që duhet diskutohet në Bruksel”, shtoi Haxhiu.
Por sot qenka diskutuar, ia ktheu gazetarja Haxhiut.
“Zv.Kryeministri Bislimi e ka specifikuar gjatë prononcimit që kanë folur për lirinë e lëvizjes, për rëndësinë e lëvizjes, ju e dini që kjo është e drejtë kushtetuese dhe askush nuk mund ta cënojë. Prandaj duke diskutuar me përfaqësuesin e BE-së, në takimin bileteral dhe jo në një ku ka qenë Serbia, ka qenë e qartë edhe për BE që hapja e urës nuk ka alternativë. Konsiderojmë që takimet duhet të vazhdojnë koordinimet poashtu…”, u shpreh Haxhiu tutje