Ish-ambasadori Dedaj: Kurti dhe Vuçiqi kanë simptoma të diktatorëve

by Merita

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka deklaruar se Kurti dhe Vuçiq, kanë simptoma të diktatorëve, pasi sipas tij të dy i takojnë ekstremit të majtë.

Dedaj, i ka cilësuar ‘lojë shahu’ veprimet e kohëve të fundit të Kurtit dhe Vuçiqit, të cilat siç ka thënë ai, ata të dy i kanë bërë në favor të politikave të tyre populiste.

banner

“Në kohët e fundit mund të them se Vuçiq, edhe në sinkronizim me Kurtin, ndoshta jo drejtëpërdrejt me u marrë vesh, por i bëjnë potezat sikur kur luajnë shah, do të thotë secili e bën potezin edhe i luajnë figurat në favor të politikave të tyre populiste, sepse të dy i takojnë ekstremit të majtë si dhe kanë simptoma të diktatorëve”, ka thënë Dedaj në Tëvë1.

Më tej, Dedaj, është shprehur se Kosova nuk i ka pasur kurrë më të dobëta dhe të këqija marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomatike.

“Ky krahasim është real sepse Kosova kurrë nuk ka qenë më e dobët dhe e lënduar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomatike. Kurrë nuk mbahet mend në historinë tonë që i kemi pasur marrëdhëniet kaq të këqija me SHBA, me partnerët kryesorë të cilët e kanë bërë realitet dhe e kanë mbështet dhe e kanë realizuar projektin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, pastaj edhe me NATO-n, edhe me BE-në, do të thotë kemi bërë fizkultura dhe ekzibicione shumë të liga”, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy