Jasir Asani është treguar i jashtëzakonshëm në AFC Champions League.
Përfaqësuesi shqiptar i ka realizuar tre gola dhe e ka bërë një asistim në fitoren e ekipit të tij, Gwangju FC me rezultat 7:3 ndaj Yokohama F.Marinos në Ligën e Kampionëve aziatike.
Futbollisti anësor e zhbllokoi lojën qysh në minutën e dytë.
Më pas, golin e dytë personal e shënoi në minutën e 55-të, kur ekipi i tij po udhëhiqte 2:1, për ta shënuar golin e tretë të skuadrës.
Kurse, në minutën e 68-të, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut ishte prapë protagonist, duke ia dhuruar një asistim bashkëlojtarit Mikeltadze.
E në minutat shtesë, Asani e kompletoi “hat-trickun” dhe njëherësh golin e shtatë të ekipit korean