53
Një person vdes nga një kafshim gjarpri çdo katër deri në gjashtë minuta thotë OBSH, ndërsa shton se më shumë se një e treta e të gjitha viktimave janë nën 20 vjeç.
Gjatë një konference në Gjenevë, eksperti i OBSH-së, Davis Williams, tha se “1,8-2,7 milionë raste të kafshimit të gjarpërinjve ndodhin çdo vit, duke rezultuar në rreth 81,000-138,000 vdekje”.
Shumica e kafshimeve të gjarpërinjve ndodhin në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, tha Williams, ndërsa theksoi se rreth 1.2 milion njerëz vdiqën nga kafshimet e gjarpërinjve vetëm në Indi në 2000-2019, pra mesatarisht 58,000 në vit.